Skip to content

Shqipëri në gjumë me ‘pulat’/ Covidi kushtëzon festën e Krishtlindjeve, boshatisen rrugët e kryeqytetit, nis ora e re policore

Këto Krishtlindje e gjejnë Shqipërin nën karantinë, edhe pse është një ditë feste rrugët e Tiranës janë boshatisur më herët se netët e tjera. Kjo si pasojë e masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e virusit Covid-19.

Nga sot, ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i lëvizjes, ku prej orës 20:30 – 06:00 të mëngjesit asnjë qytetar nuk lejohet të dalë në rrugë.

Ky ishte vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët e komunikuan përmes një deklarate tri ditë më parë.

Masat do të jenë në fuqi deri më datë 4 janar. Masat u morën, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19, duke qenë se jemi edhe në prag të Vitit të Ri 2021.

/faxweb