Shqipëria ka bërë detyrën përballë një kundërshtari modest si San Marino pasi mori një fitore mes vuajtjesh me shifrat 2-0. Edhe pse një duel i lehtë në letër, kuqezinjtë nuk ishin në formën më të mirë. Kjo u pa dhe tek loja e skuadrës vecanërisht në 45 minuata e para të takimit. Skuadra e Rejës zhvilloi një pjesë të parë të dobët, duke mos krijuar shumë raste dhe aksione për gol.

 

Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ndeshja ndryshoi disi. Megjithët rezultati u zhbllokua në minutën e 63 me priotagonist Rei Manaj kur pas një harkimi në zonë nga Uzuni, dërgoi topin në rrjetë.

Ndërkohë për golin e sigurisë mendoi vetë sulmuesi nga Berati Myrto Uzuni që 5 minuta para se të mbyllej takimi , devijoii një godititje të fortë të Frederik Veselit. Kaq mjaftoi që komëbëtraja jonë të siguronte 3 pikë në një sfidë që u komplia më shumë nga çfarë pritej.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë më 6 pikë, 3 më pak se Anglia Kryesuese dhe 1 pikë larg Hungaria e vendit të dytë e cila mposhti Andorrën me shifrat 4-1 në transfertë. Ndërsa kombëtarja e 3 luanët” fitoi me shifrat 2-1 përballë Polonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re