Shpresat për të besuar në ëndrrën e  Botërorit  ”Katar 2022”  janë reale për kombëtaren shqiptare. Në dy ndeshjet e tetorit, kuqezinjtë përballen me Hungarinë këtë të shtunë dhe 3 ditë më vonë me Poloninë.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Edi Reja zhvilloi seancën e radhës stërvitore ku grupit ju bashkua dhe Ardian Ismajli i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Mesditën e kësaj të mërkure, Keidi Bare dhe Myrto UZUNI u përgjigjën pyetjeve të gazetareve  në konferencën për shtyp.

Pritshëmritë më të mëdha janë tek Uzuni duke qënë se luan në kampionatin hungarez dhe e njeh mirë kundërshtarin

MYRTO UZUNI

FUTBOLLIST

”Dua të luaj çdo ndeshje pavarësisht klubit apo kombëtares. Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë. Flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur. Ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë.”

Edhe Bare u shpreh optimist se skuadra mund të marrw dy rezultaet pozitive ndërsa theskoi se celsi i suksesit është atmosfera në grup.

KEIDI BARE

FUTBOLLIST

Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mirë. Pikësynimi jonë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë, se janë 2 ndeshje të vështira. Nuk dua të them sa pikë parashikoj, por dua të them se futemi në ndeshje vetëm për të fituar.

Së fundmi një postim i Federatës shqiptare të futbollit shqetësoi jo pak tifozët kuqezi pasi mbrojtësi i Tiranës Erjon Hoxhallari dhe fizoterapisti Voci rezultuan pozitiv me Covid 19.

Burime pranë fshf-së bëjnë me dije se ata janë larguar menjehrë nga hoteli për tu karantinuar ndërsa janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re