Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile është mbledhur mbrëmjen e sotme për të diskutuar rreth situatës së vështirë që ka përfshirë vendin për shkak të reshjeve të shumta.

Zv kryeministri Erion Braçe bëri një bilanc të situatës, e cila prej tre ditësh paraqitet kaotike. Ai theksoi se reshjet me intensitet të lartë që ranë në datën gjashtë ishin kritike për vendin, por punimi më së miri i hidrovoreve në të gjithë vendin ka sjellë një stabilizim të situatës.

Zv.kryeministri theksoi po ashtu se edhe nata e sotme do të jetë e vështirë, por grupet e punës do të jenë në gatishmëri.Edhe pse sot situata ne shumë zona të vendit paraqitet e vështirë dhe nën ujë  ,Zv kryeministri shtoi se janë marrë masat dhe se institucionet  i kanë pastruar kanalet që në muajët e verës.

“Shtabet janë mbledhur çdo ditë për të kontrolluar situatën. Sot ka qenë situata më e vështirë. Asnjë rajon nuk ka qenë pa 100 mm reshje shiu. Pavarësisht kësaj, sot është dhënë efekti, veçanërisht në disa zona që janë tradicionalisht të tilla. Megjithatë puna e kryer gjatë verës, që janë pastruar të gjitha kanalet nga Bashkia dhe Bordi i Kullimit. Unë vetë kam vëzhguar të gjithë zonën e rrezikuar. Të gjithë kanë bërë pjesën e zonës së tyre u shpreh Brace.

Gjithsesi shumq qarqe të vendit janë nën pushtetin e ujit dhe kanë nisur evakuimet e para të banorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re