“Historia u bë”, kështu e ka cilësuar ambasadorja amerikane në Tiranë, përzgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Yuri Kim teksa ka uruar Shqipërinë për arritjen ndërkombëtare, thekson përmes një postimi në Twitter se SHBA-të mezi presin të bashkëpunojnë me Tiranën më ngushtë, si për çështjet në rajon ashtu dhe në botë.

Yuri Kim: Historia u bë! Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Amerika pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!

Kujtojmë se pasditen e sotme, Asambleja e Përgjithshme në OKB votoi me 175 vota nga 117 të nevojshme, zgjedhjen e Shqipërisë si një vend anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, me një mandate dy vjeçar.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

/faxweb