Ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në mediat britanike ku thuhej se në Shqipëri do të do të ketë një kamp refugjatësh që kapen në Britaninë e Madhe.

Lajmet e publikuar nga The Times, janë përgënjeshtruar nga ambasadori Qirjako Qirko, i cili i ka cilësuar këto zëra si të pa pranueshme dhe në kundërshtim flagrant me ligjin ndërkombëtar.

Qirko ka shtuar më tej për mediat britanike se:
“Edhe për shkak të formimit tim akademik, e njoh shumë mirë konventën për azilkërkuesit dhe e di fare mirë sesi janë rregullat. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë me emigrantët, sepse përveç të tjerash, kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar”.

Sipas artikullit të The Times, një ministër britanik shpreson në sigurimin e një marrëveshjeje me Shqipërinë, duke thënë se shanset për këtë “duken të mira”. Raab i tha “Sky Neës” se qeveria po mundohet të ndalojë kalimin e njerëzve përmes Kanalit të La Manshit me varka. “Kemi parandaluar 19,000 kalime vetëm këtë vit dhe siguruar 65 ndjekje penale për bandat kriminale, të cilat përfitojnë nga kjo tregti fatkeqe”,- tha ai.

Tirana zyrtare reagoi me zemërim ndaj këtij raportimi mediatik. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka publikoi në Tëitter një imazh të faqes së parë të gazetës The Times dhe shkroi: “I njëjti lajm i vjetër e i rremë, këtë herë në faqe të parë të një gazete të respektueshme si The Times! Dhe meqe ra fjala, unë nuk jam “ai” por “ajo”, e cila gjithmonë ka admiruar kualitetin e medias britanike. E trishtueshme.”

Ambasadori shqiptar sqaroi se “në Shqipëri ka 3000 iranianë që i mbështesim prej 10 vitesh. Ka 4000 persona nga Afganistani- ish politikanë, ish-profesorë- të cilët po strehohen si refugjatë dhe jo në kampe, sepse ata ishin aleatët tanë në Afganistan. Në një letër drejtuar The Times Qirko shkroi: “Mund të konfirmoj me vendosmëri se nuk ka bisedime dypalëshe mes zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, në lidhje me qendrat e procedimit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin Anglez”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re