Anduena Stephan Konsullja e nderit Shqiptare në Gjermani në një intervistë për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj tha se nga viti 2013, numri i shqiptarëve që jetojnë zyrtarisht në Gjermani është 7 fishuar, pa llogaritur shqiptarët që hyjnë në Gjermani me letra greke apo italiane. Sot numërohen 73 mijë nga 14 që kanë qenë para para 2013-ës.

Stephan tha se Gjermania është një mundësi e madhe edhe për studentët shqiptarë, të cilët pas diplomimit vendosin që të qëndrojnë atje. Stephan flet edhe për një mundësi të mirë për të cilën po punohet për sjelljen e ndonjë kompanie të madhe në fushën e prodhimit industrial në Shqipëri.

Së fundi Vlora dhe Bocholdi nga Rini i Veriut dhe Vesfalisë, landi kyç me të lardhurat më të lartë për frymë në Gjermani, kanë bërë një marrëveshje binjakëzimi mes tyre. Një delegacion nga Qyteti i Vlorës ishin të pranishëm në Bochold për këtë rast, ku kanë vizituar disa pika historike të qytetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re