Gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në mënyrën e duhur është një përgjegjësi kombëtare, por a flitet dhe shkruhet siç duhet? Sa korrektë janë nga ana gramatikore shqiptarët dhe në veçanti brezat e rinj? Sipas gjuhëtarit Rami Memushaj shqipja po dëmtohet dita –ditës.

 

RAMI MEMUSHAJ, GJUHËTARNë gjuhën shqipe po ndodh ajo që mund ta përkufizojmë shkurt si një shpërfillje e pafalshme. Për shembull fjalët e huaja të panevojshme që po përdoren jashtëzakonisht shumë dhe po zëvendësojnë fjalët e gjuhës shqipe. Po flasim një “shqiplishte”, domethënë një shqipe me theks anglez, gjë që prish modelet e trashëguara të theksimit të fjalëve në gjuhën shqipe.

 

Ndërkohë, pedagogia Linda Mëniku tregon se gjuha shqipe flitet dhe shkruhet në varësi të formimit individual dhe për pasojë nuk kemi një njohje të mirë të normativës drejtshkrimore.

 

LINDA MËNIKU, PEDAGOGEGjerësisht ka një mos njohje të mirë të normativës drejtshkrimore për shkak të një formimi të mangët në sistemin arsimor shqiptar. Një ndikim jo fort pozitiv ka media, këtu do t’ju referohesha serialeve të përkthyera, të cilat ndiqen sot masivisht.

 

Edhe studentët e pohojnë që rregullat e gjuhës shqipe nuk përdoren siç duhet.

 

STUDENTJA 1Në shkrim është pjesa që përdoren shumë shkurtimet, duke përfshirë edhe veten në këtë kategori. Një faktor që mendoj se është kryesor është pjesa e mosleximit të librave.

 

STUDENTJA 2Përsa i përket të shkruarës, po ka shumë probleme mesa kam vënë re unë. 80 – 90% e studentëve hasin shumë vështirësi në të shkruar.

 

Prej 3 vitesh është propozuar që gjuha shqipe të futet si lëndë më vete edhe në auditore për të gjitha degët e fakulteteve, por ende nuk ka asnjë hap konkret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re