Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, deklaroi se më 25 prill, shqiponjat do të shpartallojnë sorrat.

Meta thekson se fuks-shteti ka përfunduar njëherë e mirë, duke shtuar se më 25 prill, referendumi do të triumfojë.

“Aeroporti i Kukësit u bë me lekët e Emiratat e Bashkuara Arabe dhe i pari që është ulur atje ka qenë princi i Kurorës. Lajme të tjera do ketë në orët në vijim. Fuks-shteti ka përfunduar njëherë e mirë. Shteti i së drejtës do të fitojë në vend. Mos lejoni kuislingët që t’ju uzurpojnë. Të dashur dibranë, tregoni se jeni raca e Elez Isufit e nuk iu blen askush. Të gjithë të ecim më 25 prill.

Referendumi do të triumfojë. Le të mërziten armiqtë e Shqipërisë. Të mbash me rrogë 10 mijë patronazhistë dhe humben vende pune, ky është kulmi i poshtërsisë dhe armiqësisë ndaj atdheut. Nuk është thashethem, kur i hyn tjetrit në shtrat. Do mbrojmë gjuhën shqipe. Jemi shqiponja, nuk jemi sorra. Shqiponjat do shpartallojnë sorrat”, deklaroi Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re