Një përdhosje të simbolit kombëtar e ka qujatur organizata “Albanian Ornithological Society” plagosjen e një shqiponjë mali, ngjarje që ka ndodhur pak ditë më parë në Skrapar.

Duke shpjeguar që popullata e shqiponjës së malit ka rënë me 50-60% në 20 vitet e fundit, AOS i bën thirrje autoriteteve të hetojnë këtë ngjarje ashtu sicc hetohet ccdo krim tjetër i rëndë.

“Me shumë mundësi shpendi është qëlluar për tu kapur e përdorur si objekt tregtie. Pra, kemi të bëjmë me një viktimë të pastër të brakonazhit me qëllim tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra. Që të dy veprimet janë rreptësisht të ndaluara dhe duhet të penalizohen” thotë AOS-Albanian Ornithological Society.

Shqiponja e malit ky simbol kombëtar, shpend madhështor i maleve tona, është pikërisht ai që na jep krenarinë dhe identitetin kombëtar. Ndaj ky rast i goditjes apo i tregtimit të Shqiponjës së malit  saj nuk është thjesht një vrasje apo tregti tjetër që duhet kaluar në heshtje. Është vrasje dhe përdhosje e simbolit tonë kombëtar ndaj dhe duhet që autoritetet përgjegjëse ta marrin rastin tepër seriozisht dhe ta hetojnë sikurse hetohet cdo krim i rëndë.

Në 20 vitet e fundit popullata e shqiponjës së malit ka rënë me 50-60%. Nëse nuk veprohet sot, nesër askush nuk do të flasë më për lidhjen simbolike të kombit tonë me Shqiponjën e malit dhe shqiptarët mund të quhen cdo gjë vec jo bijtë e Shqipes Krenare” mbyllet reagimi i AOS-Albanian Ornithological Society.

Pak ditë më parë, stafi i ADZM Berat informoi mbi gjetjen e një shqiponje mali në Skrapar e cila më pas u përcoll prej tyre në Qendrën e Rehabilitimit të Shpendëve të Egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Analiza grafike e kryer nga ADZM Fier, konfirmoi dyshimet se shpendi ishte i plagosur dhe i paaftë për fluturim. Grafia tregoi se trupi i Shqiponjës së Malit ishte i mbushur me saçme ndërsa krahu i djathtë rezulton i thyer.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re