Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit.

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin  e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë masat për disa vende të reja.

Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera: .

Lista e plotë:

Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)AustraliaHongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)IzraeliJaponiaLibani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)Maqedonia e Veriut (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)SingaporiKorea e VeriutTajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)TajlandaShBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)./ DW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re