Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat, ka shprehur mbështetjen e tij për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që do të garojnë në Shqipëri në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Të nderuar gazetarë, punonjës të mediave më lejoni që ta falenderoj zotin Boiken Abazi për angazhimin e palodhshëm që ka në jetën publike, është një aktivist i pathyeshëm dhe një aktivist i pakorruptueshëm.

Kemi nevojë për Kuvende të tjera të Republikës, Boiken Abazin e njoh edhe më mirë se familja e tij, sfidat që ne kemi kaluar së bashku në Kosovë, e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetarin këtu si pakkush derimë tani.

Vetëvendosja në Kosovë është më e fortë se kurrë më parë, me një rritje nga viti i kaluar, jemi duke pritur që kjo të reflektohet dhe në zgjedhjet e radhës, më lejoni të falenderoj të gjithë aktivistët në degën e Shqipërisë, ndryshimet në Kosovë janë bërë, dhe priten ndryshime dhe në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë”, tha Kurti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re