Shqipëria vijon ta mbajë në një nivel të lartë varfërinë në raport me vendet e rajonit, duke u renditur e para me 30.8 për qind të popullsisë, çka do të thotë se një qytetar jeton me vetem 5.5 dollarë në ditë.

 

Edhe pse ky tregues i është rikthyer niveleve të para krizës, Banka Botërore apelon që qeveria shqiptare duhet të adresojë më mirë skemat e mbështetjes për shtresat në nevojë.

 

“Varfëria në Shqipëri është shqetësuese. Në fazën akute, është e rëndësishme rishikimi i skemave ekzistuese të asistencës sociale jo vetëm në drejtim të targetimit të tyre, por edhe në drejtim të mjaftueshmërisë së tyre. Sa e reflektojnë këto skema rritjen e kostës së jetesës për qytetarët në nevojë. Qeveria duhet të mendojë se si këta persona të prekur të riaftësohen për t’u bërë të vetëmjaftueshëm”, deklaroi në “E-ZONË” Hilda Shijaku, ekonomiste e lartë në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re