Nëna e studentes greke që u sulmua me thikë në mes të rrugës në Torino nga 27 vjeçari shqiptar Jetmir Kurtsmajlaj, ka rrëfyer detaje nga gjendja shëndetësore e vajzës së saj .

Ajo ka treguar se 21 vjeçarja ishte ndarë me shqiptarin, por ky i fundit nuk e pranonte këtë vendim, prandaj dhe e ka qëlluar me thikë.

Nëna e të resë, e cila është në gjendje të rëndë, tregon detaje të rënda nga momenti i plagosjes. Ajo thotë se 27 vjeçari e goditi 5 herë në gjoks, por objektiv kishte zemrën.

“Ajo ka marrë pesë thika në gjoks, qafë dhe bark me një thikë kuzhine. Vajza ime e vogël jeton falë një mrekullie. Falë Zotit ajo është mirë tani, ajo i shpëtoi rrezikut sepse organet e saj jetike nuk janë dëmtuar. Ai u përpoq ta godiste në zemër dhe e shtyu fëmijën tim me gjithë forcën që i kishte mbetur në atë moment. 

Siç mësoj nga vajza ime tjetër e cila po studion gjithashtu atje, ajo do të qëndrojë edhe një ditë në njësinë e kujdesit intensiv dhe ata do ta nxjerrin nesër. Unë dua të udhëtoj të jem pranë saj, por fatkeqësisht nuk mundem për shkak të koronavirusit. Kushtet nuk më lejojnë të jem në krah të saj. Për fat të mirë, motra e saj është atje dhe unë mësoj gjithçka, po të mos ishte ajo, unë do të isha çmendur nga ankthi“, tha nëna e 21-vjeçares.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re