Një shqiptar është qëlluar me thikë të premten që lamë pas në qendër të Barcelonës në mes të ditës. Sulmi me thikë ndodhi ngjitur me Consolat de Mar rreth orës 12:30 të mesditës.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se personi i plagosur u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai tashmë është stabilizuar dhe është transferuar në një tjetër spital.

Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sulmit të cilat janë të panjohura deri tani. Ndërkohë deri më tani nuk ta të arrestuar apo të shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re