Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 e konsideroi si një ide jo vetëm anti-kushtetuese, por edhe të marrë, atë për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve” si një mini-shtet brenda Shqipërisë.

Lubonja tha se një ide e tillë e kthen Shqipërinë si një supermarket të madh. “Kjo mund të jetë një histori e re për Shqipërinë, por unë jam kundër saj”, tha Lubonja.

Në vijim analisti tha se “ajo që më erdhi në mendje ishte ajo shprehja që Zoti para se të rrëzojë i merr mendjen atij”.

“Si mund të merren vendime të tilla pa u konsultuar me shqiptarët, përfshi edhe me ata që e mbështesin. Si mund të shkosh të hedhësh një ide në Neë York Times dhe mos e diskutosh me askënd nga ata, qoftë edhe si mbështetës.

Cilët janë këta ndihmësit e këtij që e ka diskutuar? Ka ca që thonë se është ide e amerikanëve, po cilët janë këta amerikanë që e mbështesin, të na i thonë? Thonë se do na sjellin kolonë nga Gaza, po ata janë sunitë. Atëherë çfarë është kjo ide?”, tha Lubonja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko