Ende vijon misteri për zhdukjen e italianit Davide Pecorellit në Pukë. Mediat italiane shkruajnë se zv. prokurori i Perugias Giuseppe Petrazzini ka marrë në pyetje partneren e tij shqiptare për të mësuar cilat ishin kontaktet e tij të fundit apo çfarë po bënte ai në Pukë, vendi ku u gjet e djegur makina me të cilën ai udhëtonte.

Ai kërkon të rindërtojë me saktësi të gjitha lëvizjet e tij, veçanërisht ato të 5 Janarit. Autoritetet italiane po përpiqen të kuptojnë cilat ishin miqësitë e tij në Shqipëri dhe kontaktet që kishte arritur të krijonte, mbi të gjitha gjatë muajve të fundit.

Mbetet gjithashtu për të qartësuar situatën financiare të ndërmarrjeve të Pecorelli-t, për të kuptuar më mirë arsyet e udhëtimeve të shpeshta mes Alta Valle del Tevere dhe Tiranës.Nga Shqipëria nuk ka lajme të reja, ndërkohë që përgjigja e ADN-së është shtyrë më të paktën 1 javë.  Për disa ditë policia shqiptare ishte e bindur se pista kryesore ishte ajo e vetëvrasjes.

Në të vërtetë, motivacionet e hetuesve në Tiranë nuk i kanë bindur kolegët në Perugia, thonë mediat fqinje, që pritet të analizojnë çdo detaj. Prokuroria italiane deri më tani është mjaftuar vetëm me hapjen e një hetimi që ka dy pista: zhdukjen e qëllimshme ose vrasje.

Para se të nisej, Davide i i kishte treguar një miku se do të takohej në Shqipëri me një mjek për të provuar të shiste një lazer të gjeneratës së fundit. Një marrëveshje nga e cila do të merrte 70 mijë euro. Sipas medias italiane policia shqiptare nuk di asgjë për këtë takim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re