Numri i fëmijëve që paraqiten me viroza në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë gjatë 2-javëve të fundit,ndërkohë që është shtuar edhe numri i fëmijëve që kanë rezultuar “Covid pozitiv”.Vetëm gjatë 2-javëve të fundit numri i vizitave në Repartin e Pediatrisë ka arritur nga 40-50 vizita në ditë,ndërkohë që gjatë fundjavës numri i vizitave ka qenë më i lartë për faktin se ambulancat janë të mbyllura.

Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat,mjeku pediatër Vladimir Kumaraku,i cili deklaron se kjo situatë është krijuar për shkak të ndryshimeve klimaterike, uljes së ndjeshme të temperaturave dhe lagështirës si dhe të oshilacioneve që krijon situata e Covid-it në qarkullim,e cila ka filluar që të japi efektet në moshat pediatrike. Sipas Kumarakut, situatat virale që paraqiten janë situata që karakterizohen nga temperatura të larta,shpesh-herë me ethe,çrregullime të aparatit tretës,me kollë dhe me frymëmarrje të shpejtë, ndërkohë që në rastet e fëmijëve me Covid, përveç këtyre simptomave fëmijët kanë shfaqur edhe çrregullime gastro-intensinale.

Rastet e virozave janë tipike të stinës dhe nuk kanë ndryshime nga viti në vit,ato paraqiten me temperatura rebele dhe ethe,të shoqëruara me çrregullime të aparatit respirator dhe çrregullime gastro-intensinale. Rastet e virozave stinore-ka thënë Kumaraku-nuk kanë pasur komplikacione, ato kanë kapërcyer mirë pasi edhe kapacitetet e Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat janë të mjaftueshme për ti përballuar këto viroza. Në lidhje me trajtimin e tyre,mjeku pediatër Vladimir Kumaraku ka deklaruar se, virozat po trajtohen me mjekim të thjeshtë,me antibiotik minimal, qetësues si paracetomol dhe algofren si dhe serume.

“Kjo periudhë për shkak të ndryshimeve atmosferike dhe të vet situatës së Kovidit që është në qarkullim ka filluar të japë efekte edhe tek moshat pedriatike. Tek ne numri i fëmijëve që ka probleme ka filluar të shtohet, numri i fëmijëve të cilët janë pozitiv me covid përsëri janë shtuar. Dua të dërgoj nj mesazh që tamponet e shpejta të cojnë edhe në qendrat shëndetësore në mënyrë që të shmanget grumbullimi pranë pedriatisë. Kjo do të rrisë më shumë besimin dhe sigurinë tek mjeku i familjes. Të shtrihet zbulimi i rasteve me Covid, të zbresë tamponi i shpejtë në qendrat shëndetësore. Do të shmangen grumbullimet dhe do të ulet mundësia për shmangien e infeksionit”, tha mjeku pediatër Vladimir Kumaraku.

Ndërkohë që mjeku Kumaraku u bën apel prindërve që në rastet e virozave nuk duhet ti sjellin fëmijët menjëherë në spital por duhet ti mbajnë të paktën 48-orë në kushtet e shtëpisë,për vetë ecurinë e virozës,që vetëm pas ditës së tretë të saj konkludohet nëse kemi të bëjmë me virozë apo pasojat e saj,që kanë nevojë për trajtim mjekësor spitalor.

Duke u ndalur në shtimin e rasteve të fëmijëve të prekur me Covid,mjeku Kumaraku bën apel për tamponet e shpejta për Covid të çohen edhe në Qendrat Shëndetësore,në mënyrë që të shmangen grumbullimet pranë shërbimit tē Pediatrisë.Sipas tij,edhe pse agresiviteti i Covid-it është ulur,depistmi dhe zbulimi i rasteve me Covid duhet të shtrihet edhe në Qendrat Shëndetësore pasi kjo do të shmang përhapjen e tij por edhe do të rrisi edhe më shumë besimin dhe sigurinë tek mjeku i familjes.

“Situata karakterizohet nga temperatura të larta dhe rregullime nga aparati tretës me kolllë dhe frymëmarrje të shpejtë. Rastet e virozëve janë tipike dhe rallë ndryshon nga viti në vit, paraqiten me temperatura që shpesh herë vijnë edhe me ethe. Ne përgjithësi situata virale e kemi kapërcyer mirë, komplikacione nuk kemi pasur. Kapacitetet e spitalit janë të mjaftueshme për të përballuar. Duhet të shmangim ardhjet e tepërta në spital, jo sapo të fillojë temperatura familjarët të drejtohen në spital, në këto raste ta mbajnë në kushtet e shtëpisë dhe të drejtohen në spital pas ditës së dytë apo të tretë. Vetë ecuria e virozës është e tillë, pas ditës së tretë shikojmë nëse viroza ka nevojë për trajtim spitalor ose jo. Viroza nuk ndikohet nga antibiotikët, familjarët duhet ta heqin pjesën e antibiotikut që duhet të jepet rallë. Viroza duhet të mjekohet thjesht me paracetamol”, tha Kumaraku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re