Shtrëngimi i masave për punonjësit e administratës, njësive tregtare e marketeve ka rritur numrin e vaksinimeve në Kukës.

Shefi i Shërbimeve Mbështetëse në Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xhaferr Rexhmati ka bërë të ditur për një interesim të kësaj kategori për tu vaksinuar qe ndërkohe prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kukës, janë vaksinuar mbi 37 mijë qytetarë.

“Mbyllja e vitit 2021, numri total i vaksinave ka arritur në 37.500 doza të aplikuara, janë doza të para, të dyta dhe të treta. Kemi pasur një interesim të qytetarëve për aplikimin e vaksinave kjo për arsye të administratës dhe subjekte private janë të interesuar për të bërë vaksinën. Kemi rritje të aplikantëve gjatë javës së para të janarit”, tha Xhaferr Rexhmati, shef i Shërbimeve Mbështetëse në NJVKSH Kukës.

Sa i përket situatës së epidemiologjike Rexhmati pohoi se në javën e parë të janarit janë evidentuar tre raste aktive.

“Java e parë e janarit kemi pasur 2-3 raste pozitive, por nuk është situatë alarmante. Edhe gripet sezonale janë të pranishme, për shkak të kësaj shumë qytetarë dalin negativ”, tha Rexhmati.

Numri i personave të vaksinuar pritet të rritet gjatë ditëve në vazhdim, pasi ka ende nga ata punonjës të cilët nuk kanë marrë dozat e vaksinës anti-COVID.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re