Skip to content

Shtyhet seanca për ish-kreun e bashkisë Lushnjë Fatos Tushe

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyn për në datën 2 shkurt seancen  paraprake per Fatos Tushen, ish kryetari i Bashkise Lushnje dhe të pandehurit e tjerë të akuzuar për abuzim me tendera dhe shpërdorim detyre.

 

Shkak per shtyrje është bërë mungesa e dy avokateve mbrojtës.

 

Fatos Tushe u arrestua në korrik te vitit te kaluar për akuzat mbi abuzime mbi një tender të një kanali vaditës në një fshat të Lushnjës.