Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish seancën për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.

Seanca është shtyrë për në 9 shtator, pasi sot mungonte si ish-kryeprokurori Llalla ashtu edhe avokati i tij.

Ky i fundit kishte paraqitur raport shëndetësor. Gjykata caktoi si avokate kryesisht Gentiana Qendron.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me dy vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

Katër sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe një apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit.

Po ashtu Llalla u dënua që për pesë vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re