“News24” në bashkëpunim me sondazhin italian “Notosondaggin” sjellin për herë të parë projeksionin e votave dhe ndarjen e mandateve në Qarkun e Tiranës.
Sipas sondazhit, rezulton se Partia Socialiste kryeson në Tiranë dhe pretendon të fitojë nga 17 deri në 19 mandate.
Sakaq, PD dhe koalicioni i saj në Qarkun e Tiranës me një maksimale që mund të shkojë deri në 35% të votave. Më këtë rezultat, PD është në garë për të fituar nga 13 deri në 14 mandate deputetësh që do të zënë vend në parlamentin e ri.
Surpriza do të jetë “Partia Mundësia” e Agron Shehajt, e cila sipas sondazhit të kompanisë italiane është në garë për të fituar nga 3-4 mandate në kryeqytet.
Edhe “Nisma Shqipëria Behet” e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pretendon nga 1 deri në 2 mandate deputetesh. Ja rezultatet e sondazhit: