Anëtarët e një familje kosovare kanë ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në afërsi të një karburanti në Rrëshen pasi u përplasën me një kamion. Policia bën me dije se viktimat janë dy prindërit dhe dy fëmijët.

Ndërsa i vetmi i mbijetuar nga familja është fëmija 5 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës pasi ndodhet në gjendje kritike. Mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak: Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti  tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe  2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re