Një vatër e madhe zjarri u regjistrua gjatë mbrëmjes së të mërkurës në lagjen “Tepe” të Shkodrës, i cili po përhapej me shpejtësi, pasi favorizohej nga era që frynte në zonë.
Burime kanë konfirmuar për Fax News dhe Faxweb.al se për shuarjen e flakëve u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë në terren, duke marrë parasysh edhe që kjo lagje është e banuar dhe rrezikohej që zjarri t’iu afrohej banesave.
Pavarësisht përkeqësimit të situatës, zjarri në lagjen “Tepe” u neutralizua në kohë rekord, duke evituar në këtë mënyrë edhe rreszikun që u kanosej të paktën 10 banesave dhe vetë banorëve.
Në përfundim të veprimit për shuarjen e flakëve në lagjen “Tepe”, foli për mediat edhe drejtori i zjarrfikëseve në Shkodër, Agron Dibra.
Sipas Dibrës, Zjarrvenia ishte e qellimshme dhe si pasojë e flakëve rrezikoheshin 10 banesa. Gjithashtu, a i bëri apel policisë të ndëshkojë personat e pergjegjës për flakët.
“Zjarrvenie e qellimshme. Rrezikoheshin 10 banesa. Apel policise te ndeshkoje personat e papergjegjshem”, mësohet të ketë thënë Dibra.
…
/faxweb
