Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, reagon për grevën e urisë të naftëtarëve të Ballshit, duke thënë se ata janë të mashtruar, të nëpërkëmbur, të tallur e të vjedhur nga qeveria.

Sipas ish-deputetit, “prej 22 janarit të vitit 2018 hajduti i Surrelit ka vazhduar veçse të vjedhë dhe të përçmojë mundin, gjakun dhe sakrificën e naftëtarëve!”

Reagimi i Alibeajt: 

Prej 15 ditesh, naftetaret e Ballshit jane ne greve urie. Kerkojne punen, djersen dhe gjakun e tyre dhe buken e femijeve. Te mashtruar, te neperkembur, te tallur e te vjedhur nga babezia e Rames dhe oligarkeve hajdute te oborrit te tij, i jane drejtuar vetflijimit.

Prej 22 janarit 2018, mashtruesi ne krye te qeverise, prej zyres se tij te ngrohte e plot luks premtoi plot cinizem “se heren tjeter do te shkonte ne Ballsh”, tek naftetaret, per te rivene ne pune Uzinen, dhe se ai me te tijet “ishin disponibel” per te zgjidhur hallin e naftetareve!
Prej asaj dite, hajduti i Surrelit, ka vazhduar vecse te vjedhe dhe te percmoje mundin, gjakun dhe sakrificen e naftetareve! E sot, 15 dite drejt rruges se vetflijimit, as nuk denjon ti degjoje.
Mesa duket “shpresa e plote” e Rames per te shkuar ne Ballsh e per ti takuar, nuk do realizohet!
Por, nje gje eshte e sigurt: naftetaret, qytetaret e Ballshit, dhe te gjithe shqiptaret, do te takohen me Ramen ne 25 prill!
Dita e pagimit te fatures eshte afer!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re