Si rallë herë, deputetja e opozitës parlamentareRudina Hajdari është shfaqur duke kërcyer vallen e Tropojës, vendlindjes së të atit të saj Azem Hajdari.

E ftuar në studion e “E diell”, Hajdari ka folur për jetën e saj private dhe për njohjen e saj me bashkëshortin. Ajo rrëfeu se është njohur në një moshë shumë të re me bashkëshortin e saj në Amerikë.

Teksa ështe pyetur për dasmën e saj, ajo ka rrëfyer se ka qenë një festë “mix” ku nuk ka munguar as vallja e Tropojës.

Rudina tregoi se i pëlqen shumë të kërcejë ndërsa nuk ka nguruar të kërcejë në studio vallen e Tropojës së bashku me gazetarin Ervin Kurti. Po ashtu Hajdari foli dhe për gafat e saj në Kuvend, për të cilat tha se në fillimet e saj ndihej keq, por që ajo e kishte për shkak të shumë viteve të qëndrimit në SHBA.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re