Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për dokumentin që tregonte se familja e tij zotëron 100 milionë lekë të reja, i publikuar nga BIRN.

Një komentues e pyet kryeministrin si ka mundësi që ka bërë 1 miliardë lekë me rrogë, ndërsa Rama i është duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe i ka quajtur budalliqe këto lajme.

“Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake”

Sipas dokumentit në fjalë, pasuria e familjes Rama është rritur 16 herë nga viti 2003 deri në vitin 2018, duke arritur shifrat 100 milionë lekë të rinj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re