Si mund të mblidhet Kuvendi i PD-së, Ristani shpjegon procedurën

IMG_4817-scaled.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë


Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka sqaruar dy mënyrat se sim und të arrihet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një lidhje telefonike në “Çim Peka Live”, Ristani tha se ekziston thirrja nga Këshilli Kombëtar i PD-së, por edhe vetëmbledhja.

Sipas Ristanit, nëse një e katërta e demokratëve firmos, Kuvendi mblidhet dhe madje ka kompetenca për të shkrirë partinë.

“Kuvendi ka dy mënyra për tu mbledhura. Një mënyrë është ajo ep rocedurës kur e thërret Këshilli Kombëtar, mënyra tjetër është vetëmbledhja. Kjo bëhet kur e kërkon një e katërta e përbërjes së Kuvendit. Kur kjo një e katërta e kërkon dhe mblidhet nuk ka asnjë gjë që e kundërshton. Kështu, nëse mblidhet ka kompetencë të bëjë dhe të marrë çdo vendim që e konsideron të arsyeshëm. Nuk ka asnjë teknikalitet që e kundërshton. Kuvendi ka kompetenca edhe për shkrirjen e Partisë,”- tha Ristani.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë