Banorët e Kërkovës të qarkut Vlorë, janë ankuar për kushtet në të cilat ndodhet shkolla 9-vjeçare e zonës ku banojnë. Sipas tyre, askush nuk ka vënë dorë për të rregulluar diçka dhe ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Ndërsa në total janë 30 nxënës që frekuentojnë këtë shkollë dhe ata shprehen se kushtet janë tepër të këqija dhe është e pamundur të bëhet mësim.
“Ka shumë lagështirë, xhamat janë shumë të thyer, tualeti në gjendje të keqe”– u shpreh njëri prej nxënësve të shkollës.
“Fëmijët e mi e kanë mbaruar shkollën. Kjo është copë copë, ku do venë këtu? Ja shikojeni vetë, fotografojeni. Ankesat shkojnë në vesh të shurdhër. Kjo është Kërkova, vend i mirë dhe i bukur por nuk e mbështet njeri”– u shpreh njëri prej qytetarëve.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb