Qeveria kolumbiane njoftoi ditën e djeshme (29 qershor) sekuestrimin e gjashtë tonë kokainë, në një laborator droge në xhungël, në pjesën jug-perëndimore të vendit. Sipas autoriteteve lokale thuhet se kokaina i përket Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të vendit (ELN).
“Është goditja më e madhe e trafikut të drogës për këtë vit. U sekuestruan 6 tonë kokainë”, tha Ministri i Mbrojtjes Diego Molano për mediet kolumbiane.
“Kokaina, makineritë dhe sendet e tjera të gjetura kishin vlerë më shumë se 9 milionë dollarë. Droga ishte gati për t’u paketuar dhe transportuar në bregdetin kolumbian në oqeanin Paqësor, për t’u dërguar në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara,” tha Prokurori i Përgjithshëm Francisco Barbosa.
Në vitin 2020, Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësoi se zona e Kolumbisë ku kultivohet koka, bima, ku gjethet e së cilës janë lënda e parë për prodhimin e kokainës, ishte 1.440.000 hektarë. Megjithëse kjo zonë u zvogëlua (-7%) krahasuar me 2019, prodhimi i kokainës vazhdoi të rritet, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (ONUDC).
Kolumbia është vendi me prodhimin më të lartë të kokainës në botë ( rreth 1,010 ton në vit). Vendi ku konsumohet pjesa më e madhe e drogës janë SHBA.
Grupo Especial de Investigaciones del CTI, en trabajo con @COL_EJERCITO y @FuerzaAereaCol, y con el apoyo de la DEA, llegaron a zona selvática de Samaniego #Nariño, y encontraron 3 cristalizaderos de cocaína y un laboratorio de pasta base de coca, rodeados de cultivos ilícitos. pic.twitter.com/futm9srmpC
— Fiscalía Colombia (@FiscaliaCol) June 29, 2021
…
/faxweb
