Fushata më e madhe e vaksinimit që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit është duke u zhvilluar aktualisht në mbarë botën, me synim frenimin e pandemisë së virusit Covid-19.

Duke iu referuar të dhënave të ‘Bloomberg’ janë administruar 32.4 milionë doza në 45 vende të ndryshme të botës.

Krijimi dhe shpërndaria emiliarda vaksinave konsiderohet të jetë një nga sfidat logjistike më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë.

Në vend të parë për ecurinë e vaksinimeve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me më shumë se 10 milionë vaksinime dhe në vend të fundit Guinea me 55 vaksinime. Në listën e ‘Bloomberg’ nuk është përfshirë Shqipëria.

Sa i përket rajonit tonë, Greqia ka bërë më shumë se 64 mijë vaksinime, ndërsa Serbia rreth 9300 vaksinime.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re