Mbyllet nata finale e Fest-59, spektaklit të muzikës shqiptare që u organizua dhe u transmetua nga RTSH. Juria e edicionit të 59 të “Festivalit të Këngës”, shpalli fituese Anxhela Peristerin me këngën “Karma”.

Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit, ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar, në YouTube.

Çmimi i dytë iu dha Sardi Strugajt, për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Çmimi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini, me këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

Gjatë mbrëmjes së djeshme u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe teskt të Florian Zykës.

Fitorja e Anxhela Peristerit duket se ishte vendosur që prej fillimit, pasi ende pa u mbajtur festivali në media u tha se ajo do të ishte fituesja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re