Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit po mashtron me certifikatat e pronësisë.

Përmes një deklarate për mediat, Caka pohoi se Veliaj nuk ka shpërndarë procesverbale të dorëzimit të objekteve, të cilat i ka edhe pa firmën e qytetarit, por ka shpërndarë certifikata pronësie në kundërshtim të hapur me rregullat e Kodit Zgjedhor.

“Avokati i djallit Veliaj, pranoi publikisht që Erion Veliaj nuk ka shpërndarë certifikata pronësie, siç u deklaronte qytetarëve, por thjesht disa procesverbale të dorëzimit të objekteve nga firmat ndërtuese.

Sigurisht, Erion Veliaj njihet si mashtrues kalibri dhe ne jemi këtu për të dokumentuar mashtrimin e radhës. Ju ftoj të ndiqni me video një material, ku tregohet qartë mashtrimi i tij, i konsumuar përpara institucioneve të shtetit”,-tha më tej.

Deklarata e plotë:

Mirëdita! Mashtrimet e Erion Veliajt nuk njohin kufij! Erion Veliaj mashtron ditën për diell, jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet.

Erion Veliaj mashtroi edhe Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, madje edhe avokati i tij e konfirmoi publikisht, që Erion Veliaj është mashtrues.

Avokati i djallit Veliaj, pranoi publikisht që Erion Veliaj nuk ka shpërndarë certifikata pronësie, siç u deklaronte qytetarëve, por thjesht disa procesverbale të dorëzimit të objekteve nga firmat ndërtuese.

Sigurisht, Erion Veliaj njihet si mashtrues kalibri dhe ne jemi këtu për të dokumentuar mashtrimin e radhës. Ju ftoj të ndiqni me video një material, ku tregohet qartë mashtrimi i tij, i konsumuar përpara institucioneve të shtetit.

Mashtrimi është pjellë e lakmisë dhe Erion Veliaj është lakmitar përtej çdo perceptimi, duke bërë që edhe mashtrimet e tij të jenë të trasha dhe banale. Siç e patë edhe në materialin që sapo u shfaq në ekran, Erion Veliaj nuk ka shpërndarë procesverbale të dorëzimit të objekteve, të cilat i ka edhe pa firmën e qytetarit, por ka shpërndarë certifikata pronësie, në kundërshtim të hapur me rregullat e Kodit Zgjedhor.

Rrëzimi i gjobave, do të ankimohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe do të presim të shohim se sa elastik do të jetë Erion Veliaj, kur të mashtrojë përpara gjykatës dhe jo përpara shokëve të tij.

Erion Veliaj, ky mashtrues që e shndërroi qytetin në një grumbull betoni, që vret jetën e fëmijëve tanë, ky gënjeshtar patologjik që mashtroi dynjanë duke thënë se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi, kur në të vërtetë ka dhënë leje për ndërtimin e mbi 1200 kullave, nuk meriton as sharjet dhe fyerjet e banorëve të Tiranës.

Erion Veliaj, ky parazit që fabrikon lloj-lloj lajmesh e kronikash, është shpëlarë në sytë e banorëve të Tiranës, pasi të gjithë ia njohin moton: “punë për Ndrangheta-n, gjumë për qytetarët”.

I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, ta dënojnë me injorim këtë personazh dhe njëkohësisht i njoftojmë se duke filluar nga nesër, do të kemi komunikime të përditshme me ta, ku do të faktojmë një për një gjithë mashtrimet e Erion Veliajt në Tiranë.

Faleminderit!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re