Skip to content

Sistemi shëndetësor në Portugali në kolaps, Gjermania i vjen në ndihmë

Gjermania do të dërgojë staf mjekësor dhe pajisje në Portugali për të ndihmuar autoritetet vendase në përballimin e pandemisë së Covid-19.

Autoritetet portugeze kërkuan ndihmë Gjermanisë ditën e shtunë duke thënë se vetëm 7 nga 850 shtretër në kujdesin intensiv kishin mbetur të lira për shkak të rritjeve të rasteve me Covid.

“Ne do të mbështesim Portugalinë me personel mjekësor dhe pajisje,” i tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes Reuters, duke shtuar se detaje të tjera pritet të bëhen me dije në fillim të kësaj jave.

Portugalia, e cila ka raportuar 12,179 vdekje nga COVID-19 dhe 711,018 raste, ka mesataren më të lartë shtatë-ditore në botë të rasteve dhe vdekjeve për frymë.

Revista gjermane Spiegel tha se qeveria kishte në plan të dërgonte 27 mjekë dhe ndihmësmjekë në Portugali, të cilët fillimisht duhej të qëndronin atje për tre javë, si dhe ventilues të palëvizshëm dhe të lëvizshëm dhe shtretër në terren për pacientët.

Duke iu përgjigjur këtij raporti, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes tha se ai nuk mund të jepte menjëherë ndonjë detaj.

(R.G/Faxweb)

/faxweb