Nga Pogradeci, ku vijoi turin e takimeve me bizneset e zonave turistike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se është dorëzuar në luftën kundër Covid-19.

Kryedemokrati tha se situata në Shqiperi nga koronavirusi është e rëndë.

Zgjidhja e vetme, sipas Bashës është që qytetarët të mbrohen vetë nga ky virus pasi, për ta nuk mendon askush dhe qeveria nuk ka strategji.

Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin , me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë. E rëndë është edhe sittuata e COVID-it, ndaj, dua t’ju persëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh. Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish.

Aktualisht në Shqipëri janë afro 1100 persona aktiv me Covid 19 ndërsa kanë humbur jetën 74 shtetas deri më tani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re