Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, përmes një postimi në facebook ka informuar publikun në lidhje me situatën në HEC-et kryesore të vendit, pas rershjeve intensive të shiut gjatë natës së djeshme. KESH bën me dije se janë marrë të gjitha masat për administrimin e prurjeve duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e përmbytjeve.
Njoftimi i plotë: KESH po vijon të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.
𝐒𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐨𝐫𝐭𝐚 𝐇𝐞𝐜 𝐕𝐚𝐮 𝐃𝐞𝐣ë𝐬 𝐣𝐚𝐧ë 𝐮𝐥𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝟓𝟎𝟎 𝐦𝟑/𝐬 𝐧ë 𝟒𝟎𝟎𝐦𝟑/𝐬.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1660 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
Hec Fierzë – 390 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
Hec Koman – 678 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
Hec Vau Dejës – 442 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
Hec Fierzë 292.14 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
Hec Koman 169.62 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
Hec Vau i Dejës 73.03 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)
Prodhimi në të tre Hec-et është :
Hec Fierzë, 7.233 MËh (ditor)
Hec Koman, 13.733 MËh (ditor)
Hec Vau i Dejës, 4.512 MËh (ditor)
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.
/faxweb
