Skip to content

Situatë alarmante në Itali, rritet me qindra viktima bilanci i vdekjeve Covid në 24-orët e fundit

Italia ka regjistruar një rritje të frikshme të numrit të viktimave Covid gjatë 24-orëve të fundit të kësaj fillimjave.

Autoritetet italiane raportuan se 502 persona nuk e kanë fituar dot betejën me covid 24 orët e fundit, krahasur me 354 viktima që u regjistruan 1 ditë më parë.

Situata mbetet tejet shqetësuese edhe në spitalet Covid, pasi 3,256 pacientë janë të shtruar në kujdes intensiv.

Gjithashtu raportohet se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 20,396 raste të reja, nga 396, 376 testime të realizuara.

Ndërkohë Lombardia mbetet rajoni me numrin më të lartë të infektime, kryesisht 4,235 të prekur në 24 orë , e ndjekur nga Campania me 2,656 raste, Emilia-Romangna me 2,184 dhe Piemonte me 2,074 raste me Covid.

Nga kjo e hënë e deri pas festës së Pashkëve është limituar qarkullimi i qytetarëve, baret dhe restorantet janë mbyllur dhe operojnë vetëm me shërbimin me dërgesa, ndërsa hapur mbesin supermarketet, furrat e bukës, farmacitë, stacionet e karburantit dhe disa aktivitete të tjera biznesi.

Shkollat janë mbyllur në të gjitha rajonet e konsideruara zona të kuqe, ndërsa në ato portokalli, mësimi zhvillohet me alternime. Sardenja përjashtohet nga të gjitha kufizimet e reja pasi konsiderohet zonë e bardhë.

/faxweb