Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj janë konfirmuar 13.452 raste pozitive me Covid-19.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet vendase, bëhet me dije se 232 pacientë humbën betejën me Covid-19.
Ndërkohë numri i të infektuarve në vend po shkon drejt 2.8 milionë, ndërsa numri i viktimave është 95.718.
Që nga konfirmimi i rastit të parë e deri më tani, në Itali janë shëruar 2.324.633 persona.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
