Pastori Akil Pano ka reaguar ashpër për përdhunimin në grup të një vajzë të mitur në Mirditë. Ai thotë se këta abuzues janë të pa fe.

Pastori i krishterë ungjillor u shpreh se nëse do të ishte prift, do t’i kishte shkishëruar përdhunuesit. Shkishërimi është një praktikë që ndiqet nga katolitët.

“Po të isha banor i këtij fshati, do të më vinte shumë turp. Ky turp bën me njollë të gjithë fshatin. Është një lloj pafuqie, deri në indiferentizëm që vret më shumë.  “Unë i shikoj këta njerëz të pa fe. Po të isha prifti i fshatit, ata do të shkishëroheshin. Janë pa fe, pa kulti, të papërgjegjshëm për veprat e tyre deri në kufijtë e absurdit. E kanë çuar veten në fundin e botës së ferrit. Në këtë rast, djalli nuk vishet me ‘Prada’, por ka një telefon në dorë”, deklaroi pastori në OPEN.

Sipas Akil Panos, përdhunuesi kanë kryer  disa shkelje të rënda, për të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Pedofili, incest, shantazh, trafikim brenda grupit, shfrytëzim të qenies njerëzore, jeta e kësaj vajze është rrëmbyer. Vajzës do t’i duhen shumë vite, përkujdesje, trajtim, këshillim, i është rrëmbyer jo vetëm fëmijëria, por gjithë jeta”, tha ai.

Abuzuesit e shantazhonin 15 vjeçaren nëpërmjet një videoje dhe abuzonin me të prej disa muajsh, në Tarash të Mirditës.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re