Prokuroria e Tiranës ka lëshuar katër urdhër arreste të tjera për punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilët dyshohet se kanë lidhje me skandalin e bërë publik pas arrestimit të sanitares Tire Alldervishi, që i mori 8 milionë lekë të afërmes së një pacienteje me Covid.

Mësohet se punonjësit shëndetësorë të spitalit Covid2 janë zbuluar nga komunikimet që kanë kryer me sanitaren Tire Alldërvishi.

Të arrestuarit mësohet se janë të katërt infermierë të “Shefqet Ndroqi”-t.

()