Pas 4 futbollistëve në provë, Skënderbeu fillon që të bëjë lëvizjet e vërteta në merkato. Përforcimet do të nisin nga qendra e mbrojtjes dhe Julian Ahmataj pret që t’i shtojë jo vetëm cilësi grupit, por mbi të gjitha eksperiencw. Ditmar Bicaj duket se wshtw afrimi i parw i Skwnderbeut. Pas “divorcit” me polemika nga Bylisi (që nga muaji mars), pritet që ai të jetë rikthimi i madh në Korçë. Marrëdhëniet e mira që lezhjani ka me presidencën dhe tifozërinë, e bëjnë të mundshme arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë. Mbrojtësi është takuar dje me Ardjan Takajn dhe akordi është gjithnjë e më pranë. Nën urdhrat e stafit teknik janë vënë 4 lojtarë të rinj gjatë përgatitjeve të verës. Dy të fundit që i janë bashkuar janë Alban Bunjaku dhe Aleksi Terziu, që iu shtuan Altin Govorin dhe Joan Çelës. Në ndryshim nga i pari, 4 të tjerët janë duke iu nënshtruar provës. Nëse trajneri do të bindet, mund të flitet për firmë.
Skënderbeu nis të lëvizë, katër lojtarë të rinj nën urdhërat e Ahmataj
