Skënderbeu pret Tiranën favorite/ Migen Memelli kërkon ndihmën e tifozëve

auto_091631280454.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Tirana kërkon ta nisë në mënyrën më të mirë fazën e dytë të Superligës. Bardheblutë përballen me Skënderbeun këtë të shtunë, një skuadër që ka surpizuar jo pak herë, megjithatë kryeqytetasit e kanë të qartë se fitorja është detyrim.

Në prag të sfidës zëvendëstrajneri bardheblu, Erbim Fagu, tha se skuadra e ka lënë pas humbjen me Kukësin.

 

 

ERBIM FAGU

ZV.TRAJNER I TIRANES

 

“Skënderbeu dihet që është paraqitur mirë javët e fundit. Vijmë nga një humbje me Kukësin dhe do japim maksimumin për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar rrugëtimin tonë Humbja jo se na ka ulur, por erdhi në një moment që ishim mirë si në kampionat dhe ndeshjen e Kupës. Ndikoi disi lodhja, në futboll edhe do humbasësh. Në çdo ndeshje hyjmë për tri pikë”

 

Ne kampin rival, trajneri Migen Memelli vuan mungesën e një prej titullarëve siç është Elvi Berisha, ndërsa i bën thirrje tifozëve korçar për mbështetje.

 

MIGEN MEMELLI

TRAJNER I SKENDERBEUT

 

“Me Tiranën është një ndeshje e rëndësishme. Do doja të thoja si fillim të kishim qytetarët e Korçës dhe tifozët e Skënderbeut në stadium, sa më të shumtë, që ta mbështesin ekipin. Mos harrojmë se tejmbushja e stadiumit me tifozë na sjell lojtarin e 12-të dhe është një shtysë e jashtëzakonshme për lojtarët që të japin maksimumin. Gradualisht skuadra po rritet, ka bërë paraqitje të mira. Shpresojmë që edhe nesër ndaj Tiranës të bëjmë një paraqitje edhe më të mirë.”

 

Dueli Skënderbeu -Tirana luhet këtë të shtunë në orën 16:45 në stadiumin e Korçës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë