Galicia është rajoni i parë në Spanjë i cili ka miratuar ligjin për ndëshkimin e njerëzve të cilët akoma e mohojnë ekzistencën e virusit apo refuzojnë të vaksinohen kundrejtë një gjobe që varion nga 1.000 deri në 600 mijë euro në varësi të shkeljes.

Parlamenti i këtij komuniteti autonom në veri-perëndim të vendit ka miratuar reformën e legjislacionit rajonal të shëndetësisë. Teksti i ri parashikon zbatimin e gjobave midis 1.000 dhe 600 mijë euro.

Gjobat do të ndahen në tre nivele: të lehta, të rënda dhe shumë të rënda bazuar në “rrezikun ose dëmin që shkakton në shëndetin e popullatës”.

Qëllimi është mbi të gjitha të dekurajojnë qytetarët që akoma mohojnë ekzistencën e virusit, argumenton grupi politik i shumicës.

Nga ana tjetër partitë e opozitës vënë në dyshim zbatueshmërinë ligjore të gjobave dhe argumentojnë se dispozita do të refuzohet nga gjykatat sepse “ajo shkel të drejtat themelore, bie ndesh me normat kombëtare dhe favorizon propagandën e mohuesve”.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re