Një djalë i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën më 19 Shtator në Cerreto Guidi.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Devinson Bregu 21 vjeç. I riu ishte nën drejtimin e një makine Smart që u përplas me një pemë.

21-vjeçari ishte banor i Empolit, ku kishte ndjekur shkollën dhe më pas kishte luajtur për një skuadër lokale futbolli të Ponte a Elsa.

“Ne e kujtojmë atë si një fëmijë të sjellshëm me të gjithë. I shprehim ngushëllime familjes së tij, e sidomos vëllait Louis, i cili është gjithashtu pjesë e ekipit tonë sportiv. Përqafime nga gjithë ekipi i Ponte a Elsa”, thuhet në një mesazh ngushëllimi të skuadrës.

Viktima humbin kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga dhe më pas u përplas me një pemë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re