Skip to content

Soreca takon kryetaren e KLGJ: Efikasiteti, fjala kyçe në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadori Soreca thekson se ka diskutuar me Llagamin mbi përparësitë e Këshillit të Lartë Gjyqësore, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë e ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

“Diskutim i shkëlqyer me kryetaren e KLGJ, Llagami, rreth përparësive të Këshillit, përfshirë avancimet në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

Efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. BE vazhdon të mbështesë punën e KLGJ”, thekson ambasadori Soreca.

Great to discuss w/ KLGJ Chair #Llagami about Council’s priorities, incl. promotions to High Court, judicial map & setting up of case management system. Efficiency is the key word in this new phase of #justicereform. #EUcontinues to support KLGJ’s workhttps://t.co/iXEBhDc3o9 pic.twitter.com/FxdQZ8Wq5F

— Luigi Soreca (@LSorecaEU) June 23, 2021