Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhen në Kosovë, në ditën e dytë të vizitës.

Lajçak ka publikuar në rrjetet sociale foto të takimit me Palmer, ndërsa thekson se tashmë ka nisur dita e dytë e aktiviteteve në terren.

“Filloi dita e dytë. Një mëngjes i dobishëm pune me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, së bashku me mikun tim të mirë, Matt Palmer, i cili më bashkohet për këtë vizitë.

Si gjithmonë, një pasqyrë shumë e mirë për aktivitetet në terren”, shkruan Lajçak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re