Ditën e sotme, Banka e Shqipërisë hedh në treg dy prerjet e reja të kartëmonedhave, atë 1.000 lekë dhe preja 10.000 mijë lekë që vjen për herë të parë në tregun shqiptar.

Kartëmonedha 1 mijë lekë që e kemi në përdorim çdo ditë, është me të njëjtat elemente kombëtare por me elemente të stilizuara, hologram dhe fill sigurie për të bërë të pamundur falsifikimin e saj.

Ndërsa kartëmonedha 10 mijë lekë që është risi e serisë së re, është me portretin e poetit Asdreni i cili ka bërë edhe Himnin Kombëtar. Kjo prerje ka një varg të himnit dhe një sërë elemente sigurie.

Kartëmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike.

Fillimisht në treg doli prerja e re e 200 lekshit dhe 5000 lekshit.

Nevoja për para cash, sipas BSH ka bërë që Banka të nxjerrë një kartëmonedhë të re, siç është 10.000 lekëshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re