Në Preshevë sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale.

Që prej orës 7:00 të mëngjesit janë hapur dyert e qendrës së votimit numër 3 në objektin e Komunës së Preshevës. Në këtë qendër janë tri njësi votimi. Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për thirrjen e re të parlamentit lokal.

Shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion me tetë parti serbe të bashkuara në partinë SNS.

Nga 7 lista zgjedhore, 4 janë parti politike, 2 janë grupe qytetarësh dhe njëra koalicion.

Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.
Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme grua që synon rikthimin në krye të komunës.

Ndërkohë, për të parin e komunës në garë është edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re