Nga qyteti i Beratit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i policëve.

Ministrja bëri të ditur se sot do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit, ndërsa nesër punonjësit e policisë.

“Në Berat në qendrën e vaksinimit masiv kemi filluar me gjyshet dhe gjyshërit. Në total janë vaksinuar më shumë se 3000.

Sot mbërrijmë në shifrën e 100 mijë vaksinave vetëm në grupmoshën e mbi 70-vjeçarëve. Nga nesër përgatitemi të vaksinojmë policinë dhe gazetarët.

Nesër fillojmë vaksinimin e punonjësve të policisë. Vazhdojmë ne Tiranën dhe shtrihemi në të gjithë Shqipërinë. Ne po nisim planin e vaksinimit të kombinuar. Nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, shpjegoi Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re