Gjatë muajit të fundit të shkollës së mesme, profesori u dha studentëve të tij një fletë me pyetje të provimit.

Të gjithë nxënësit u habitën nga ky testim kaq i papritur, përveç njërit. Në atë klasë ishte një student me emrin Samuel. Ai ishte një student shumë i shkëlqyer. Ai i kishte të gjitha notat maksimale.

Ndërsa profesori shpërndate akoma fletat nëpër klasë, ai plotësoi të gjitha kërkesat e provimit me të vërtetë shpejt, por ngeci në pyetjen e fundit.

Pyetja e fundit ishte, “Cili është emri i zonjës që pastron shkollën tonë?”

Djali mendoi se kjo do të ishte një lloj shakaje. Megjithatë, pas leximit të pyetjeve, në mendjen e tij filluan t’i kalonin mendimet për pastruesen. Ai e kishte parë atë çdo mëngjes, u kujtua se ajo ishte e gjatë, gjithnjë e qeshur në fytyrë dhe në të 50-at, por ai s’mund të mbante mend emrin e saj.

Më në fund ai i dorëzoi fletën profesorit duke e lënë bosh pyetjen e fundit.

Pak para se të mbaronte provimi, ai shkoi te profesori dhe pyeti: “A do të llogaritet kjo pyetje e fundit për notën përfundimtare?”

Profesori u përgjigj: “Absolutisht, ajo ishte pyetja më e thjeshtë, i janë përgjigjur e gjithë klasa”.

Të nësermën profesori u dorëzoi nxënësve fletat me përgjigjet dhe Samueli kësaj here nuk kishte marrë notën maksimale.

Profesori e kuptoi shqetësimin e tij, iu afrua të banka dhe i tha, “I dashur Sam, në jetën tënde do të takosh shumë njerëz dhe të gjithë janë të rëndësishëm. Ata të gjithë meritojnë vëmendjen, kujdesin dhe respektin e duhur. Ne duhet t’i respektojmë të gjithë pavarësisht llojit të punës së tyre. E tëra çfarë duhet të bësh është të buzëqeshësh dhe të thuash ‘Si je?’.”

Po ashtu, ti e ke parë çdo mëngjes sanitaren e shkollës por asnjëherë për katër vite radhazi nuk je ndalur ta pyesësh “si je?”, “si ndjehesh?”, apo të mësosh emrin e saj.

Që nga ajo ditë, Sam e kujtoi gjithmonë atë mësim për pjesën tjetër të jetës së tij.

Mësimi:

Jeta është shumë më shumë sesa dhjeta.

Duhet të respektojmë dhe të kujdesemi e t’u japim vëmendje të gjithëve. Ne nuk duhet t’i neglizhojmë apo injorojmë ato që na duken sikur bëjnë punë të thjeshta. Të gjithë janë të rëndësishëm.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re